Pas 22 vite nga përfundimi i luftës, Kosova ende nuk e ka marrë veten, shkruan Albora.ch.

Marketing

Edhe pse mund të themi që në Kosovë ka prodhimtari të mjaftueshme në disa sektorë, vazhdon të ketë mungesë të madhe të gjërave elementare.

Andaj, Kosova detyrohet që të importojë produkte nga vendet e ndryshme të botës.

Vetëm në vitin e kaluar që sapo e lamë pas, në Kosovë është importuar më shumë se që është eksportuar.

Vendet që Kosova më së shumti ka eksportuar dhe ka importuar janë Zvicra, Gjermani, Italia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqia, e të tjerë.

Ndërkaq, Kosova i sheh si partnerë më të rëndësishëm SHBA-të (15.7%) dhe Zvicrën (8.2%) për eksportin e mallrave.

Përkundër, kësaj drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu ka thënë se institucioni që ai e udhëheqë ka thyer rekord në të hyra të inkasuara gjatë vitit 2022.

Agron Llugaliu

“Përtej sfidave të shumëfishta gjatë vitit 2022, Dogana e Kosovës ka performuar mirë në të gjitha fushat e përgjegjësisë. Në objektivin e mbledhjes së të hyrave për buxhetin e Republikës së Kosovës është tejkaluar projeksioni i rishikuar prej 1miliard e 447 milion € për 3%. Të hyrat e inkasuara në vitin 2022 janë  1 miliard e  531 milion €, apo 11.23% më shumë të hyra se në vitin 2021  ku ishin inkasuar 1 miliard e 377 milion €”, ka thënë ai.

Po ashtu, Llugaliu ka deklaruar se cila është vlera e mallrave të importuar gjatë vitit të kaluar.

“Vlera  e mallrave të importuar është 5,603 mld.€, apo 20% më shumë se vitin e kaluar kur vlera e mallit  në import ishte 4,649 miliard €. Ndërsa vlera e mallrave në eksport për këtë vit është 869.5 milion €. Rritja e gjithmbarshme krahasuar me vitin paraprak për nga vlera është  22 % më  shumë se në vitin 2021 ku vlera e mallrave në eksport ishte 712.8 milion €”, ka thënë Llugaliuka.

Këtë e ka konfirmuar edhe Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) e cila ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin dhjetor 2022.

Te dhenat nga Dogana

“Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 13.8% në muajin dhjetor 2022, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2021, gjegjësisht në vlerë prej 449.4 milion Euro, krahasuar me deficitin prej 394.9 milion Eurosh në vitin 2021. Eksporti mbulon importin me 13.8%”, thuhet në publikimin e ASK-së.

Përkundër kësaj, në Kosovë ka pasur rritje të eksportit dhe të importit.

“Eksporti i mallrave në muajin dhjetor 2022 kishte vlerën 72.0 milion Euro, ndërsa importi 521.5 milion Euro, që është një rritje prej 10.8% për eksport dhe 13.4% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021” njofton ASK-ja.

Ndërkaq, Instituti Gap ka publikuar të dhënat e Top 10 partnerëve tregtarë gjatë vitit 2022.

Në grafiken e mëposhtme do të shihni që Kosova ka eksportuar më së shumti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej 15.09%. Në këtë Top 10 të shteteve që është eksportuar më së shumti Zvicra renditet e  pesta me 7.40%. Kurse, e fundit në këtë listë është Turqia 2.72.

May be an image of text that says 'Top 10 partnerët tregtarë SHBA Eksport Maqedonia (131.1 mil. Veriut Kosovës gjatë vitit 2022 15.09% gap (117. Turqia mil. ε) Shgiperia 13.56% Import (100.7 mil. Gjermania Ojermania 11.59% (839.2 mil. ε) mil. €) 14.98% Kina 9.43 (605.2 mil €) Zvicra 10.80 (64.3 mil. ε) (545.6 mil. 7,40% Serbia Serbia 9.74% (60.7 mil. (371.6 mil 6.98% 6.63 % Greqia Italia (40.3 mil (307.9 mil. 4.95% 5.49 Maqedonia Mali Verlut 078mlc (281.2 mil. 4.36 % 5.02% Italia Stlovenia (271.4 mil. ε) 3.42 4.84 Turqia Shqiperia (255.3 mil. €) 272% 4.56% Burimi: Sllovenia (243.7 mil. Kosovës 4.35% Arabia Saudite (217 季态酒 3,889'
Instituti Gap

Sa i përket, Top 10 vendeve që Kosova ka importuar, i pari që prinë është Turqia më 14.96%. Kurse, vendi i fundit është Arabia Saudite me 3.88%.  

Çka ka eksportuar Kosova më së shumti?

Kosova më së shumti ka eksportuar artikuj që përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, ndërkaq më së paku ka eksportuar pajisjet mekanike dhe elektrike.

“Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 20.2% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 16.5% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 12.9% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 11.4% e përbëjnë produktet minerale; 9.8% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 5.5% e përbëjnë tekstili dhe artikujt prej tekstili; 5.4% e përbëjnë makineria, pajisjet mekanike dhe elektrike, etj”, njofton ASK-ja.

Çfarë ka importuar Kosova më së shumti?

Kosova më së shumti ka importuar produkte që përbëjnë produktet minerale, kurse më së paku ka importuar produkte nga plastika, goma dhe artikujt prej tyre.

“Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 17.8% e përbëjnë produktet minerale; 12.9% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11.9% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 10.0% e përbëjnë mjetet e transportit; 8.4% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 6.2% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 5.0% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, etj”, njofton ASK-ja.

Eksporti nga vendet e Bashkimit Evropian

Gjermania, Italia dhe Holanda janë vendet e Bashkimit Evropian që Kosova ka bërë eksport më së shumti.

Të dhënat e ASK-së: Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 19.1 milion Euro, ose rreth 26.5% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 10.9%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (9.2%), Italia (4.5%), Holanda (3.2%), etj.

Importet nga vendet e Bashkimit Evropian

Gjermania, Italia, Greqia dhe Sllovenia janë vendet e Bashkimit Evropian që Kosova ka bërë importe më së shumti.

Të dhënat e ASK-së: Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 217.2 milion Euro, ose 41.7% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 3.2%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (12.6%), Italia (5.4%), Greqia (3.9%), Sllovenia (3.8%), etj.

Eksporti nga vendet e CEFTA-s

Të dhënat e ASK-së: Në muajin dhjetor 2022, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 29.6 milion Euro, ose 41.2% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 29.8%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Maqedonia e Veriut (16.6%), Shqipëria (13.4%), Serbia (5.4), dhe Mali i Zi (4.7%).

Importet me vendet e CEFTA-s

Të dhënat e ASK-së: Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin dhjetor 2022, arritën në 92.7 milion Euro, ose 17.8% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 16.7%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (5.8%), Shqipëria (5.5%), dhe Maqedonia e Veriut (4.9%).

Eksportet me vendet e tjera të botës

Të dhënat e ASK-së: Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 23.2 milion Euro, ose 32.3%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: SHBA (15.7%) dhe Zvicra (8.2%).

Importet me vendet e tjera të botës

Të dhënat e ASK-së: Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 211.5 milion Euro, ose 40.6%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (18.2%) dhe Kina (9.3%).

Albora.ch

Marketing