Një iluzion optik bën që një imazh statik i një vrime të zezë të duket sikur po ju gëlltit të tërin, ka treguar hulumtimi.

Marketing

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, nëntë në dhjetë njerëz që shohin imazhin raportojnë se vrima zgjerohet sikur po hyni në një tunel të errët.

Iluzioni, i cili është i ri në shkencë, u përgatit nga profesori Akiyoshi Kitaoka, një psikolog në Universitetin Ritsumeikan të Japonisë.

Duke shkruar në një artikull këtë javë, studiuesit thanë se imazhi iu jep shikuesve “një ndjenjë në rritje të errësirës, sikur të hyni në një hapësirë pa dritë”.

Ata shtuan se ka gjasa të jetë rezultat i mendjes sonë që mashtrohet duke menduar se po lëvizim në një zonë të errët. 

Marketing