“I’AM Podcast” është prezantuar para publikut të shtunën në mbrëmje.

Marketing

“I’AM Podcast” është projekti më i ri i Altin Markut.

Markun jem mësuar ta shohim si producent dhe prezantues i emisionit të parë të diasporës, Fol Shqip Show.

Por, në Podcast, Marku do ta shohim në një dimension krejt tjetër. Gjatë prezantimit të “I’AM Podcast”, Marku është përgjigjur për gjithçka që lidhet më këtë dritare të re.

Kush do të jetë Altin Marku në “I’AM Podcast”

Altin Marku: Më lejoni në këtë Podcast të jem gjithmonë vetvetja, edhe të ndihem rahat qoftë me veshjen, qoftë me ndejën, qoftë me bisedat, me pyetjet e përgjigjet.

Në Podcast dua të jem vetvetja dhe dua të rri ashtu siç jam rahat.

A do të ketë lidhje mes Podcast dhe Fol Shqip Show?

Altin Marku: S`ka lidhje Podcast dhe Fol Shqip Show. Fol Shqip Show është tjetër format, dhe “I’AM Podcast” është tjetër format.

Prezantimi i “I’AM Podcast”

Altin Marku: Më lejoni t`ju prezantoj më titullin e ri të këtij formati dhe të kësaj platforme ose të kësaj dritareje. Titulli i këtij emisioni quhet “I’AM”, ku pikërisht secili mysafirë që është i ftuar këtu, në këtë tavolinë i kushtohet edhe titulli i emisionit, atij personazhi. Në qoftë se kemi të ftuar Donal Trump, po supozojmë, titulli i emisionit për atë natë do të jetë “I`m Donald Trump”, pra pas “I`m” shkruhet emri i mysafirit që kemi.  

“I`m” do të thotë “unë jam”. Nga anglishtja në shqip do të thotë “unë jam Donal Trump”, “unë jam Altin Marku”. Përveç asaj i ka inicialet e emrit dhe mbiemrit tim, “A.M/ Altin Marku”, kështu që ka dy kuptime ky format dhe kjo dritare.

“I’AM Podcast” në Zvicër

Altin Marku: Kemi vendosur në diasporë, pikërisht në Zvicër në këtë studio të vogël, ku kemi investuar shumë, kemi realizuar një studio të mrekullishme në fakt, një tavolinë të jashtëzakonisht të mirë, e kam dhuratë nga vëllezërit Kasa, që merren me këtë punë Shqipëri, pa i njohur ma kanë dhuruar, faleminderit shumë. Kemi blerë një teknik jashtëzakonisht profesionale, ku i kemi të gjitha mjetet e duhura për të realizuar një bisedë me këtë teknik të jashtëzakonshme dhe të mirë. Kemi rrethuar këtë studio me perde kuq e zi, ku pak a shumë janë ngjyrat e tona, dhe ngjyrat e flamurit tonë  kuq e zi. Por, kemi edhe dy kolltuqe, ku unë dhe mysafiri do të jetë përballë.

Roli i Diasporës

Altin Marku: Në qoftë se flasim për vlera dhe për njerëz interesant dhe njerëz të suksesshëm në diasporë kemi shumë.

Jo që në Fol Shqip Show nuk ka mundësi për t`i përballuar, realisht këtë format që kemi zgjedhur ta bëjmë është fëmija i Fol Shqip Show. Fol Shqip Show është nëna ose baba “I’AM Podcast” është një fëmijë i cili na jep mundësin që të ftojmë këdo. Pra, këtu është një dritare për secilin njëri që ka për të treguar diçka shumë interesante, një rrëfim, një storje, një histori, një kritikë, një lëvdatë, një talent që ka, një aftësi që ka, gjithçka që mund të ketë, që ju duket interesant, që neve na duket interesante.

Mund të kontaktoni në fanpage në Facebook “I’AM Podcast”, ose në WhatsApp 076 805 55 44.

Ku do të transmetohet?

Ekranin televizivë nuk e kemi menduar, por Poscast do të jetë në rrjetet sociale, në Instagram, do të jetë në Tiktok, në Youtube, do të jetë në faqen e Fol Shqip Show. Përderisa do të jetë një fëmijë i Fol Shqip Show, do të jetë në këtë faqe, bashkë me faqen e Poscast-it. Pra në faqen “FolShqip.ch” edhe “I’AM podcast” do të bashkëpunojnë për të promovuar prodhimtaria e këtij emisioni dhe këtij formati. Edhe në Tiktok do të kemi një dritare, edhe në Youtube-in e Fol Shqip Show mund ta gjeni gjithë podcast e plotë dhe pjesët interesante.

Bashkëpunimet me “I’AM Podcast”

Ka shumë biznese në Zvicër, në Evropë, në botë shqiptare që duan të promovojnë e të bashkëpunojnë, mos të ngurojnë edhe ata të na kontaktojnë në numrin e telefonit, gjithmonë në WhatsApp 076 805 55 44, edhe në Facebook-un  “I’AM podcast”, pse jo edhe në Facebook-un e “FolShqip.ch”.

Marketing