Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në policinë e Tiranës ka arrestuar mashtruesen Verjana Gega.

Marketing

Vënia e saj në pranga është bërë edhe me urdhër prokurorie.

Burime bëjnë me dije për ABC se ndaj 31 vjeçares ishin depozituar të paktën 40 kallëzime nga persona të ndryshëm, mes të cilëve edhe familjarë të së resë.

Gega u ka marrë atyre shuma të mëdha parash duke i mashtruar me viza dhe punësime jashtë territorit shqiptar.

Qytetarët e mashtruar janë kryesisht mes Tiranës dhe Elbasanit.

Rasti i fundit kur ajo është denoncuar për mashtrim është bërë nga një shtetas kosovar i cili i kishte dhënë asaj shumën prej 16 mijë eurosh për ta pajisur me pasaportë shqiptare.

Marketing