Gjykata e Lartë Federale mbështeti dënimin me katër vjet burg për tentativë vrasjeje të qëllimshme të vendosur ndaj një personi i cili, në vitin 2015, spërkati alkool të denataturuar dhe i vuri zjarrin personit që atëherë ishte partneri i tij.

Marketing

I pandehuri kishte apeluar kundër gjykimit të shkallës së parë të shqiptuar në fillim të vitit 2021 nga Gjykata Kantonale e Lucernës, raporton ticinonews, përcjellë albora.ch.

Deklaratat e viktimës, një dëshmitari dhe policisë shkencore sugjerojnë se i pandehuri qëllimisht spërkati alkohol të denaturuar mbi ish-partnerin.

Ky i fundit pësoi djegie të rënda në 19% të sipërfaqes së trupit, lexohet në vendimin e gjykatës së lartë botuar sot.

Viktima ishte në rrezik vdekjeje dhe pësoi plagë të përhershme. Gjykata e Lartë Federale gjithashtu i dha viktimës një reparacion moral prej 35,000 CHF./albora.ch/.

Marketing