Vedat Muriqi është shpallur lojtari i muajit maj në La Liga, duke lënë pas shumë yje të njohur të këtij kampionati.

Marketing

Mallorca arriti të sigurojë edhe për një stinor mbetjen në futbollin elitar spanjoll, ku kontributin më të madh e kishte Vedat Muriqi.

Gjatë muajit maj në katër paraqitje që realizoi, ai shënoi një gol dhe dhuroi dy asistime.

Kjo bëri që ai të shpallet lojtari i muajit në La Liga, pasi secila nga to ishte vendimtare në suksesin e skuadrës.

Këtë e ka bërë të ditur faqja zyrtare e futbollit spanjoll, La Liga, ku nuk kanë munguar edhe momentet më të mira.

Muriqi është në pronësi të Lazios, por klubi spanjoll ka shprehur interesim për ta blerë, ndërsa bisedimet mes palëve vazhdojnë.

Sulmuesi prizrenas aktualisht është në grumbullim me Kosovë, ku të enjten luajti për 90 minuta në fitoren ndaj Qipros me rezultat 2-0, ku kishte edhe një asistim te goli i Valon Berishës.

Marketing