Dy policë hapën zjarr sot në mëngjes në Gare du Nord në Paris kundër një burri që i kërcënoi ata me një thikë mbi të cilën ishte mbishkrimi ACAB (Të gjithë policët janë bastardë).
Burri vdiq më vonë, sipas burimeve në Ministrinë e Brendshme, raporton ticinonews, përcjellë albora.ch.

Marketing

Policia përjashtoi motivin terrorist.

Nuk u shqiptuan fraza terroriste, njoftojnë burimet e policisë, të cilët ndërhynë në zonën e stacionit të rezervuar për trenat kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Dy policët përdorën armën e tyre të shërbimit kur panë të dyshuarin një njeri i tipit evropian, i cili shihej shpesh duke u endur nëpër stacion duke iu afruar atyre me një thikë rreth 30 centimetra.

Burri vdiq pak më vonë nga plagët e marra.

Një perimetër i madh sigurie u vendos menjëherë rreth zonës së pritjes dhe mbërritjes së trenave, shumë prej të cilëve u vonuan./albora.ch/

Marketing