Tashmë të gjithë e dimë se përveçse një lojtar i mrekullueshëm, Granit Xhaka është dhe një patriot dhe një njeri i jashtëzakonshëm.

Marketing

Pas festimit spektakolar në Katar përballë Serbisë, patriotizmin e tij Xhaka së fundmi e ka shfaqur dhe në një ndër lokalet më të njohura të Londrës, Piano Bar.

Nën shoqërinë e rapsodit shqiptar Amarildo Ndreca, po i këndonin Adem Jasharit, ku futbollisti nuk përmbajti emocionet dhe në momentin që u përmend komandanti legjendar i UÇK-së filloi të bërtasë.

Xhaka është një emër i dashur për të gjithë shqiptarët dhe në çdo moment nuk nguron ta tregojë plot krenari që është shqiptar.

Kujtojmë se bashkë me Xherdan Shaqirin në ndeshjen përballë Serbisë në Katar, çunat festuan duke bërë me trup shqiponjën dykrenare.

Dhe si për t’i vënë “vulën”, ai mori fanelën e Ardon Jasharit duke e veshur së prapthi për t’i vënë në dukje pikërisht mbiemrin e legjendarit Adem që luftoi për lirinë e Kosovës kundër serbëve.

Marketing