Bekim Memeti nga Tetova është shqiptari që u arratis nga burgu i Idrizovës në Maqedoninë e Veriut. Alsat raporton se shqiptari është dënuar gjashtë vite më parë me 40 vjet burg për vrasje. Sipas të dhënave, i dënuari i arratisur ka kërkuar të dërgohet në spital, dhe drejtuesit e burgut ia kanë mundësuar një gjë të tillë.

Marketing

Mirëpo gjatë rrugës, ai ka rrëmbyer pistoletën shoferit (punonjës i policisë së burgjeve) dhe ka qëlluar me armë zjarri duke e plagosur. Më pas i dënuari është arratisur me një Audi”, sipas ministrisë së punëve të Brendshme vendase. Ende mbetet e paqartë dinamika dhe rrjeti që e ka ndihmuar Memetin për t’u arratisur.

Hetimet janë shtrirë në dy pista. Përveç hetimit të brendshëm nga drejtoria e burgjeve, hetim pritet të ngrejë për përgjegjësi edhe Ministria e Brendshme. Sipas Alsat, burgu nuk ka pasur dërguar kërkesë pranë MPB-së për ndihmë shoqërimi të të dënuarit, duke ngritur edhe dyshimet për inskenim dhe prapavijë të rastit.

Marketing