Një burrë në Spanjë, i cili u paralizua në një shkëmbim zjarri me policinë pasi hapi zjarr ndaj shokëve të punës, i është nënshtruar eutanazisë në burg përpara se të përballej me gjyqin.

Marketing

Marin Eugen Sabau, 46 vjeç, qëlloi dhe plagosi tre ish-kolegë dhe një oficer policie në qytetin verilindor të Tarragona, në dhjetor, shkruan BBC.

Pasi u qëllua në shtyllën kurrizore dhe u la pjesërisht i paralizuar, ai ishte lutur që të eutanizohej në vend që të përballej me gjyqin.

Gjykatat e miratuan kërkesën pavarësisht ankesave nga viktimat.

Sabau, i cili ishte me origjinë nga Rumania, kreu sulmin në kompaninë e shërbimeve të sigurisë ku ai punonte.

Ai u largua nga vendi i ngjarjes dhe u strehua në një shtëpi të mbushur me arsenal armësh. Pasi qëlloi dhe plagosi një oficer policie, forcat e sigurisë e qëlluan disa herë, duke e lënë të gjymtuar.

Ai kishte njërën këmbë të amputuar pas të shtënave dhe mbeti i paralizuar dhe i paaftë për të lëvizur. në këto kushte gjykata vendosi që ai plotësonte kërkesat për të kërkuar një vdekje të asistuar.

Një ligj i miratuar në Spanjë vitin e kaluar thotë se të rriturit me kushte të rënda dhe të pashërueshme që shkaktojnë “vuajtje të padurueshme” mund të zgjedhin t’i japin fund jetës së tyre.

Marketing