Industria muzikore, thonë se është e egër dhe e mbushur me ‘bërryla’. Kështu të paktën thonë artistët kur pyeten në intervista të ndryshme, për marrëdhëniet me kolegët.

Marketing

Capital T mendon njësoj. Herë pas here reperi ndan në rrjetet sociale shkrime që lidhen me emocionet por nuk mungojnë edhe thumbat. Së fundmi, Trim Ademi bëri një postim ku përshkruante sipas tij dyfytyrësinë e njerëzve.

“Ne jetojmë mes njerëzve të rrezikshëm, xheloz dhe të këqij me fytyra miqësore”, shkruhet në postimin që reperi bëri.

Nuk dihet nëse Capos i ka ndodhur diçka së fundmi, apo është thjesht një shprehje e cila i ka pëlqyer e ka vendosur ta ndajë me publikun.

Pë sa i përket karrierës Capital T aktualisht po shijon suksesin e këngës së fundit “Back on road” që e solli këtë muaj. Përveç kësaj, reperi po vazhdon të mbajë koncerte në qytete të ndryshme në Shqipëri dhe Kosovë.

I ati u arrestua, reagon Capital T: Jetojmë mes njerëzve të
Marketing