Colin Hamilton, një ushtar britanik, humbi këmbën e tij nga rryma gjatë një misioni në Kosovë derisa po përpiqej të shpëtonte një shok të tij. Ndonëse iu desh që të vendoste një këmbë artificiale, Hamilton s’u dorëzua nga vazhdimi i misionit ushtarak. Kështu, ai është bërë i pari ushtar britanik me këmbë të amputuar dhe vazhdon të shërbejë në ushtri. Rikthimin e tij në ushtri ai e sheh si mënyrën më të mirë të rehabilitimit.

Marketing

Colin Hamilton u regjistrua në batalionin Royal Highland Fusiliers në gusht të vitit 1993. Gjatë asaj kohe, ai shërbeu në Irlandën Veriore dhe Bosnjë përpara se të transferohej në Black Watch në 2001. Më pas ai u dërgua në Kosovë në kuadër të Black Watch. Fatkeqësisht gjatë kohës që shërbente në Kosovë në nëntor të vitit 2001, si nëntetar, ai u godit rëndë nga rryma ndërsa përpiqej të shpëtonte një shoku të tij, i cili më vonë vdiq. Përveç djegieve të konsiderueshme, ai humbi këmbën e djathtë deri mbi gju.

Pas një operacioni, ai më pas kaloi në Qendrën e Rehabilitimit të Shërbimeve Mjekësore të Mbrojtjes në Headley Court në Surrey. Ai u pajis gjithashtu me këmbën e tij të parë artificiale. Ai mësoi të ecte, por për fat të keq u la në një batalion tjetër kur shokët e tij u vendosën për herë të parë në Irak në pranverën e vitit 2003. Por, Hamilton ishte i vendosur se do të fitonte gjendjen e tij fizike. Ai vazhdoi rehabilitimin e tij dhe arriti të vraponte 800 metra për 6 minuta e 50 sekonda, një arritje e konsiderueshme.

Marketing