Një nga mënyrat më të mira për një futbollist që nuk gjen hapësira në një ekip është huazimi në një tjetër skuadër në të cilën minutat i ka të garantuara dhe mund t’i përdorë për të ekspozuar talentin që zotëron.

Marketing

Formula e huazimit ka nisur të përdoret ndjeshëm në vitet e fundit, ndërsa në Angli kanë bërë edhe një formacion me 11-tëshen më të mirë të futbollistëve të huazuar. Një formacion i cili udhëhiqet nga Armando Broja, me sulmuesin e kombëtares që është në pronësinë e gjigantëve të Chelsea.

20-vjeçari sigurisht ëndërron të rikthehet në Londër, teksa kohën e tij te Southampton e ka përdorur në mënyrën më të mirë të mundshme dhe është shndërruar në një lojtar tejet të rëndësishëm për ofensivën e “Shënjtorëve”.

Në këtë sezon, sulmuesi i kombëtares, mes Kupës dhe Premier League ka shënuar nëntë gola për Southampton duke fituar vëmendjen dhe vlerësimin e opinionit në Britaninë e Madhe.

Sakaq, në këtë formacion me të huazuarit më të suksesshëm së bashku me Brojën janë edhe emra si ato të Coutinho që iu bashkua në janar Aston Villa-s nga Barcelona, Kulusevskit që iu bashkua po ashtu në janar Tottenham-it nga Juventus, apo edhe të rinjtë e Chelsea e Manchester United si Gallagher e Williams që luajnë respektivisht me Crystal Palace e Norwich./albora.ch/

Marketing