Sofía Jirau ka bërë të ditur se u bë modelja e parë me sindromën Doën, e veshjeve të brendshme Victoria’s Secret.

Marketing

“Një ditë e kam ëndërruar, kam punuar dhe sot është një ëndërr e realizuar. A mund tu tregoj më në fund sekretin tim të madh? Unë jam modelja e parë e Victoria’s Secret me sindromën Doën”, shkroi ajo në llogarinë e saj në Instagram.

“Faleminderit të gjithëve që më keni mbështetur gjithmonë në projektet e mia”, shtoi 25 vjeçarja.

Më 2020 Jirau ia arriti qëllimit që të parakalonte në Javën e Modës në Nju Jork.

Portorikanja Sofia është pjesë e fushatës së re të Victoria’s Secret së bashku me modele si Hailey Bieber dhe Taylor Hill./albora.ch/

Marketing