Historia e jetës së presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy është publikuar në formën e një libri komik.

Marketing

Me titull, “Pushteti politik: Volodymyr Zelenskyy”, libri me 22 faqe tregon historinë se si lideri arriti në pushtet në vitin 2019, duke premtuar se do t’i jepte fund një lufte me separatistët e mbështetur nga Moska në Ukrainën lindore.

Pasi luante një president imagjinar në një shfaqje televizive, ai nuk kishte përvojë politike kur mori detyrën si presidenti i gjashtë i vendit.

Artisti, Pablo Martinena, ka sjellë gjithashtu biografi për David Beckham, Nelson Mandela dhe Donald Trump.

Një pjesë e të ardhurave nga shitja do t’i dhurohet Kryqit të Kuq Ndërkombëtar./albora.ch/

Marketing