Jetojmë në kohë të shpikjeve të përditshme të cilat mundësojnë marrëdhënie ndërnjerëzore në të gjithë botën pa luajtur aspak nga vendi : telefon, celularë, internet, dhe harrojmë që ne duhet shoqëruar me të tjerët edhe fizikisht.

Marketing

Habib Islami 74 vjet nga fshati Oshlan komuna e Vushtrrisë është njëri ndër pleqtë e vetmuar, që ka nevojë për shoqërinë, shkruan Albora.ch

Habibi jeton i vetëm meqë gruaja e tij është nën përkujdesjen e mjekëve dhe familjarëve të saj sepse është e palëvizshme. Atij në ndihmë i dilte djali i vëllaut, por për shkakë që tashmë ai u sëmurë edhe kjo ndihmë që kishte iu përgjysmua. Tani nipi i tij mbi të 40-tat, vuan nga një sëmundje, dhe tash e sa kohë ka mbetur dhe ai i shtrirë.

Habibi është falenderues ndaj nipit dhe bashkëshortes së tij, e cila përkujdeset për ushqimin e tij. I gjendur pa përkujdesje familjare, meqë ai fëmijë nuk ka, Habibi jeton me një ndihmë sociale dhe nën përkujdesje të Kryqit të Kuq të Kosovës, njofton Albora.ch

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe bar

Habibi është në mesin e 500 personave të përkrahur nga Kryqi i Kuq i Kosovës, i cili me vullnetarët e vet ka filluar projektin për përkrahjen e të moshuarve pa përkujdesje familjare dhe institucionale. Në këtë projekt janë të përfshirë 500 të moshuar nga komunitete të ndryshme. Përveç gjërave ushqimore e gjësendeve tjera që i dërgohen,Habibi kohën më të mirë e ka kur këta vullnetar kalojnë edhe kohë duke biseduar me të, gjë të cilën sipas tij e do më së shumti.

“Unë nuk kam as motër, as vëlla, as djalë as qikë. Të vetmin që e kam është Zoti atij i kofshim falë, ky nipi që tashë është sëmurë dhe këta të Kryqit të Kuq”-shprehet plot emocion Habibi për Albora.ch

“Kam nevojë nganjëherë me ndrru një muhabet me dikë, me fol me dikë, sa për ushqim shyqyr Zotit ende nuk jam zgju i uritur, bukë po kam, ata qa ka qëllu.”-thotë Habibi.

I gjendur përballë dallgëve të jetës jo të lehta, ai është plot jetë dhe plot mesazh shoqërorë, plot dashuri ndaj njerëzimit.

Ani pse i rënduar me pleqëri dhe me varfërie dhe vetmi, ai mbetet një filantrop. Dashuria e tij ndaj njerëzimit vërehej edhe kur pranoi ndihmat që i dhuroi Kryqi i Kuq i Kosovës, duke u shprehur: “O Zot, jepu edhe të tjerëve që ndoshta janë më keq se unë”.

“Kam patur një jetë të mirë, e besoj që ende e kam jetën e mirë, kam Zotin, sytë, veshët, ju kam juve. Ka edhe më keq”-shprehet duke ngushëlluar veten për skamjen që e ka kapluar.

Histori si e kjo e Habibit gjenden shumë në Kosovë. Albora.ch, do vazhdojë të sjellë rrëfime e tregime nga jeta sociale në Kosovë e më gjerë në shqiptari.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe ambiente të jashtme
Marketing