Emisioni Fol Shqip Show, dje ka transmetuar një histori të dhimbshme të një vajze shqiptare.

Marketing

Lena, emri me të cilin e prezantoj Altin Marku, moderatori i emisionit, ka treguar se si babai i kishte vrarë nënën para saj dhe vëllait, transmeton albora.ch.

Duke mos dhënë detaje më shumë rreth mbiemrit dhe vendit nga është vajza, u tregua se ajo para 20 viteve është adaptuar nga një familje zvicerane.

Ajo nis historinë e jetës së saj me fjalë të rënda: “E ka blerë alltinë, ka ardh në shpi e ka hyrë prej dritares. Ka hyrë në dhomën kur ishim me nënën dhe e ka qëlluar para syve tanë”, ka thënë ajo.

Ajo më pas tregon se si babai i saj ka tentuar të ik, por është arrestuar nga policia dhe e ka pranuar krimin.

Lena thotë se familja zvicerane i ka rritur fëmijët jetim duke mos i munguar asgjë.

Pas 20 viteve Lena ka rënë në kontakt me familjen e nënës së saj, por për më shumë shikoni emisionin. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing