Marketing

Ambasada amerikane në Kiev të Ukrainës nuk ka hezituar të drejtojë lëvdata për çiftin që dëboi ushtarët rusë pak ditë më parë.

 “Heronjtë e Ukrainës. Sot ne përshëndesim këtë çift të moshuarish, të cilët u përballën me tre ushtarë rusë”, shkruan në twitter Ambasada amerikane në Ukrainë.

Në këtë video shihet një çift ukrainas i moshës së mesme që me guxim dëbojnë ushtarët e armatosur rusë që hynë në oborrin e shtëpisë së tyre gjatë patrullimit. Këto pamje u raportua se janë nga fshati Voznesensk, në Mykolaiv Oblast të Ukrainës, ku ushtarët shihet sesi dëbohen nga banorët e paarmatosur të shtëpisë. /albora.ch/

Marketing