Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar të premten se Komisioni i Venecias ka bërë edhe një opinion tjetër sa i përket Ligjit për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme.

Marketing

Sipas saj, në këtë opinion të Venecias konfirmohet që Kosova ka adresuar të gjitha komentet e Venecias duke “krijuar garanci për pavarësinë e Byrosë dhe avancimin në mbrojtjen e të drejtave të njeriut”.

“Qeveria jonë është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Faleminderit Komisionit për mbështetjen e tyre në reformën për drejtësi në Kosovë”, ka shkruar Haxhiu në rrjetin social Twitter.

Ndryshe, të njëjtin ligj Partia Demokratike e Kosovës e pati dërguar në Gjykatën Kushtetuese më 21 shkurt 2023.

Marketing