Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar policin e plagosur në veri.

Marketing

Haradinaj i uroi Ekrem Nezirit shërim të shpejtë.

“Falënderues ndaj gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për shërbimin ndaj Atdheut, në këtë situatë të brishtë në veri të vendit. Policit të plagosur, Ekrem Neziri, i urova shërim të shpejtë. Falënderoj të gjithë ekipin mjekësor në QKUK për kujdesin ndaj tij. Kushdo që përballet me Policinë e Kosovës, të japë llogari para Drejtësisë!”, shkroi Haradinaj.

Marketing