Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është duke qëndruar në Zvicër. 

Marketing

Ai sot ka takuar bashkatdhetarët në Lozanë të Zvicrës, në një tubim madhështor, ku tha se diaspora ndër vite ka qenë shtyllë e konsolidimit të shtetësisë së vendit, përkrahje e parezervë për ekonominë por dhe model i suksesit dhe të arriturave. 

Ndërkohë burime nga AAK bëjnë të ditur se Zen Bajrami është zgjedhur kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Lozanë. 

“Takimi me bashkatdhetarë, sikur ky sot në Lozanë të Zvicrës, është emocion i veçantë. 

Diaspora jonë, ndër vite ka qenë shtyllë e konsolidimit të shtetësisë së vendit, përkrahje e parezervë për ekonominë por dhe model i suksesit dhe të arriturave. 

Krenar kur shoh dhe takoj bashkatdhetarë të zot me profesione e ekspertiza të ndryshme, që jo vetëm na bëjnë krenar me suksesin e tyre, por i japin paraqitjen e merituar shtetit të Kosovës, duke e lartësuar identitetin tonë. 

Gjithmonë mirënjohës për dedikimin e tyre të pakusht ndaj atdheut”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Marketing