Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në kuadër të vizitës në Ukrainë e hapi edhe Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kiev, e cila ishte mbyllur përkohësisht për arsye të sigurisë, pas invazionit rus në Ukrainë.

Marketing

Me ngritjen e flamurit në mënyrë solemne, Ambasada filloi me kryerjen e aktiviteteve të saja të rregullta.

“Ky nuk është vetëm mesazh simbolik, por shprehje thelbësore e miqësisë dhe solidaritetit me popullin dhe shtetin ukrainas”, deklaroi Osmani.

Ministri në takim me homologun e tij, Dmitro Kuleba, informoi edhe për vendimin e Qeverisë i cili u sjell me rastin e vizitës, me të cilin sigurohet ndihmë urgjente financiare për Ukrainën në vlerë prej 100 mijë eurosh.

Marketing