Një nga guidat turistike më prestigjioze të Francës, “Petit Futé” i ka dedikuar një botim Shqipërisë.

Marketing

Kryeministri Edi Rama ka ndarë kopertinen e guidës në një postim në Instagram dhe thotë se Shqipëria po promovohet edhe më shumë në botën frankofone.

“2023 na gjen me një botim të dedikuar për Shqipërinë turistike në “Petit Futé”, një prej guidave më të njohura dhe prestigjioze franceze.
Format praktik, i dedikuar për të gjithë udhëtarët francezë dhe udhërrëfyesi ideal për ta njohur Shqipërinë, duke iu shtuar kështu promovimit tonë për gjithë botën frankofone
72% më shumë vizitorë francezë mikpritëm në vitin 2022 krahasuar me vitin 2021’, shkruan Rama.

Marketing