Në Kosovë vazhdon të jetë shqetësues fenomeni i dhunës ndaj grave, në disa raste ato përfundojnë më vrasje.  Vetëm brenda një jave, ditë më parë dy gra u vranë në Prishtinë. Të dyshuar janë bashkëshortët e tyre. Të dyja vrasjet ndodhën në kohën e fushatës kundër dhunës ndaj grave.

Marketing

Vrasjet e grave në Kosovë nuk janë raste të panjohura apo të vrasje që ndodhin shumë rrallë. Në shumicën e rasteve gratë pa asnjë mëshirë janë vrarë nga bashkshortët e tyre.

Vrasja makabre e gruas shtatzënë, sot protestë në Prishtinë - GazetaJonë
Viktima Hamide Magashi

Hamide Magashi, një grua shtatzënë e moshës 35-vjeçare është vrarë ditë më parë objektit të Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, ku kishte shkuar për të kryer lindje, derisa për vrasje u akuzua Sokol Halili, me të cilin viktima ishte në prag të divorcit. Pas vrasjes, ai ishte ishte arratisur për dy ditë, derisa në fund nuk kishte pranuar ti dorëzohej policisë dhe në shtëpinë e tij kishte bërë vetëvrasje.

E ndjera kishte pasur edhe urdhër mbrojtës të lëshuar nga Gjykata Themelore e Ferizajt. Sipas kësaj gjykate, ky urdhër ishte lëshuar më 13 shtator dhe vlente deri më 13 mars të vitit 2023, por që ka dyshime se policia nuk kishte ofruar mbrojtjen e nevojshme.

Një tjetër vrasje makabre kishte ndodhur vetëm katër ditë para Hamides, ishte vrasja e arsimtares Sadije Godeni 63 vjeçare, i cili pamëshirshëm u mbyt në gjumë nga bashkëshorti i saj.

Sipas njoftimin të Policisë se Kosovës më 25 nëntor mësimdhënësja e shkollës fillore së mesme të ulët ‘Dardania’ në Prishtinë, Sadije Godeni, 63-vjeçare, dyshohet se u vra mizorisht derisa ishte në gjumë më sëpatë nga bashkëshorti i saj, Izet Godeni, 70 vjeçar.

Ndaj Izet Godenit, Gjykata Themelore ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje e rëndë’.

Dhuna në familje vazhdon të jetë prezente çdo ditë në Kosovë, derisa gratë janë ato që rrahën e dhunohen nga bashkëshortë e tyre apo anëtarë tjerë të familjes.

Shteti nuk arrin të siguroj një jetë të sigurtë për gratë dhe krejt kjo lidhet më mentalitetin partiarkal të vendit, mos pavarësinë ekonomike të grave dhe probleme tjera që lidhen direkt më mos sigurinë e grave në vend.

Policia e Kosovës në një përgjigje për Albora.ch ka thënë se që nga themelimi i saj i ka trajtuar me seriozitetin e duhur rastet e dhunës në familje. Ndër vite policia ka realizuar edhe fushata vetëdijesuese për pasojat e dhunës në familje duke e potencuar në vazhdimësi se dhuna nuk ndalet pa u raportuar, pa u trajtuar nga organet kompetente. Rastet e dhunës në familje janë raste të ndjeshme, dhe qasja e policisë karshi rasteve të dhunës në familje  është; si parandalimi për dhunën në njërën anë si dhe  trajtimi i rasteve më seriozitet, ka bërë që raste e tilla të vijnë duke u raportuar më shpesh, ndër vite.

Rastet e dhunës në familje në secilin stacion policor trajtohen  nga zyrtarë policorë që kanë kryer trajnime shtesë për raste të tilla, por rastet e tilla gjithashtu trajtohen në bashkëpunim të ngushtë me Qendrat për Punë Sociale, Mbrojtësit e Viktimave dhe natyrisht me organet e drejtësisë. Sidomos, raste kur janë të përfshirë fëmijët si viktimë prania e punëtorit të QPS-së është e domosdoshme.

Protestë në Kosovë/ Kërkohet dënim për vrasësin e Hatije Dinës - Top Channel

Policia e Kosovës, në vazhdimësi ka bashkëpunuar me institucionet relevante për të parandaluar dhe nëse ndodhin për t’i trajtuar rastet e  dhunës në familje. Policia ka përdorë forma të ndryshme për të arritur këtë qëllim, si: fushatat, shpërndarja e fletë-palosjeve më porosi konkrete, ligjërata në shkolla etj.

Natyrisht se bashkëpunimi me media dhe përdorimi i rrjeteve sociale na ka ndihmuar që porosia jonë të përhapët dhe të shkojë të sa më shumë persona, e ky është qëllim primar , sepse pas vetëdijesimit, vije deri te shtimi i njoftimeve për raste të tilla.

Dhunë familjeJanar -tetor  2022
Nr i rasteve:                   2273

Lidhur me kërkesën për numrin  e vrasjeve në familje per periudhën janar-tetor 2022 janë:

VrasjetJanar -tetor  2022
Raste të vrasjes4
Femra1
Meshkuj4
Rrjeti i grave të Kosovës

Rrjeti i grave: Nuk jemi të sigurtë askund

Kurse nga Rrjeti i grave të Kosovës, (Kosova Women’s Network), një organizatë kjo që merret me të drejtat e  grave, tha se “asnjë hapësirë nuk është më e sigurt për gratë”.  “Në gjumë, në përditshmëri, në institucione shëndetësore edhe edukative, hapësira publike  edhe hapësira private, në parqe, rrugë, brenda mureve të shtëpive tona… Asnjë hapësirë nuk është më e sigurt për ne!

Një nevojë emergjente për solidarizim me njëra-tjetrën dhe njëri-tjetrin, për ngushëllim e manifestim të dhimbjes sonë kolektive dhe në nevojë për të shprehur mllefin tonë ndaj kësaj dhune sistematike, ku gratë vriten nga burrat, vetëm për shkak që janë gra”, thuhet në reagimin e Kosova Woman’s Network.

A. Jahaj, Albora.ch

Marketing