Futbollisti kosovar më me ëndje e kujton ndeshjen me Serbinë, e cila ishte speciale për të dhe për shqiptarët e Zvicrës.

Marketing

Pikërisht ai dhe Xherdan Shaqiri, me golat e tyre, e kishin vendosur fitoren e Zvicrës ndaj serbëve në Botërorin e Rusisë.

Futbollisti i Arsenalit këtë ndeshje e ka konsideruar si më emocionuesen në karrierën e tij.

“Ajo ndeshje ishte më emocionuesja, më prekësja e karrierës sime”, deklaroi Xhaka për “Keystone-ATS”.

Po ashtu, ai e kujtoi edhe fitoren ndaj Francës verën e kaluar në Euro 2020.

“Sigurisht, kur e eliminon kampionin e botës, e kupton se mund të arrish gjëra të mëdha. Fatkeqësisht, suksesi nuk na shoqëroi në çerekfinale, por Evropiani i fundit mbetet turneu më i bukur deri tash”, vazhdoi Xhaka.

Por, kujtim të keq ai e ka dështimin në vitin 2016 në duel me Poloninë./albora.ch/

Marketing