Sot Granit Xhaka feston ditëlindjen! Futbollisti i njohur mbush plot 30 vite jetë.

Marketing

Graniti ka një karrierë të suksesshme si dhe një familje me të cilën krenohet.

Futbollisti ka marrë urime të shumta por më speciali ishte ai i bashkëshortes së tij, Leonitës.

Ajo ka publikuar një video në Instagram, me momentet më të bukura të saj me Granitin.

“Për dashurinë time, për burrin dhe babanë më të mirë në botë, për personin që është më i kujdesshëm e më i dashur. Urime ditëlindjen. Të dua përgjithmonë”, shkruan ndër të tjera bukuroshja.

Pas përfundimit të europianit u publikua lista me lojtarët më të mirë të “Euro 2020”, ku mes tyre u rendit edhe një shqiptar. 11 futbollistë u zgjodhën si më të mirët e atij kompeticioni, që do të formonin edhe formacionin ideal në një ndeshje. Në listën e mesfushorëve më të mirë mes Paul Pogba dhe Dolberg, përfshihej edhe shqiptari Granit Xhaka, i cili kishte një paraqitje të shkëlqyer në kompeticion.

Xhaka la gjurmë si një udhëheqës i padiskutueshëm për ekipin e Zvicrës, që eliminoi kampionët e botës pas një loje fantastike kundër Francës. Pavarësisht se nuk mundi të prekte finalen bashkë me skuadrën e tij, shqiptari arriti të na bënte edhe një herë krenarë të gjithëve me këtë super arritje.

Marketing