Kombëtarja e Zvicrës u përshendet me Kupën e Botës në fazën e 1/8-tës pasi u mposht nga ekipi i Portugalisë, me rezultat të thellë 6-1.

Marketing

3 ditë pas eleminimit ka reaguar për herë të parë kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka në rrjetet e tij sociale.

Futbollisti shqiptar ka falënderuar të gjithë për përkrahjen derisa ka shtuar se do të kthehen edhe më të fortë, shkruan Albora.ch

“Nganjëherë futbolli dhemb. Jam shumë i mërzitur që Botëror për ne përfundoi në këtë mënyrë. Por, dua t’iu falënderoj të gjithëve për përkrahjen e madhe gjatë turneut, që do të thoshte shumë për ne. Do të japim gjithçka nga vetja për t’u rikthyer më të fortë”, ka shkruar Xhaka.

“Do të japim gjithçka për t’u rikthyer më të fortë”, ka shkruar kapiteni i Zvicrës në Instagram.

Ai ishte kapiten i Zvicrës dhe i pazëvendësueshëm në katër ndeshjet e luajtura. Krahas Xhakës, pjesë e Zvicrës ishin edhe Xherdan Shaqiri e Ardon Jashari.

Albora.ch

Marketing