Tifo grupi i skuadrës së Gjilanit, “Ultras Skifterat” ka shpërndarë një postim në facebook, ku shihen disa grafite mbi një shtëpi në Leskoc ku bëhet thirrje për djegie të shtëpisë së një shqiptari.
Në postimin e tij ai shkruan se shqiptarët nuk rrinë duarkryq nëse vëllezërit tonë preken në pronat e tyre dhe çdo veprim vandal i çetnikëve të kohërave moderne do të marr përgjigjen e njëjtë.
“Ky veprim në këtë foto të shtëpisë me grafite antishqiptare në Leskoc përbën nxitje të urrejtjes dhe thirrje për represion në baza etnike me qëllim dëbimin e shqiptarēve në Medvegjë dhe tërë Kosovën Lindore”, thuhet në postim./albora.ch/
Marketing
Marketing