Foto: PixaMbrëmjen e së premtes vonë, një i panjohur goditi një burrë me një shishe birre dhe i vodhi dy pica. Viktima ka pësuar lëndime të lehta.

Marketing

Një burrë po priste autobusin në orën 23:45 të së premtes në stacionin e trenit Schaffhausen. Në duar mbante dy kuti picash. Papritur një i panjohur iu afrua dhe e pyeti nëse do t’i ndante picat me të. Kur personi në pritje tha jo, i panjohuri e kërcënoi viktimën me një shishe birre të ngritur, shkruan Blick-u.

Kur njeriu me picat nxori celularin e tij, i panjohuri me shishen e birrës i rrëzoi celularin dhe kutitë e picave nga dora. Më pas autori është larguar me kutitë e picave.

Policia është në kërkim të dëshmitarëve

Viktima ka pësuar lëndime të lehta nga goditja me shishe.

Policia është në kërkim të dëshmitarëve. Autori është një burrë 25 deri në 30 vjeç me ngjyrë të errët, mjekër dhe flokë kaçurrela. Ai flet gjermanisht me theks të huaj, është rreth 1.75 deri në 1.80 metra i gjatë dhe në momentin e krimit kishte veshur një gjile të errët.

Foo: Pixabay /Ilustrim

Marketing