Gjendet çanta plot me pjesë trupi të hedhura nga vrasësi serial kanibal Juan Carlos Hernández janë zbuluar në Google Maps.

Marketing

Faqja @googlemapsfun në TikTok ndau një video të çiftit meksikan në Ecatepec de Morelos, Meksikë, ku Juan Carlos Hernández dhe gruaja e tij Patricia Martínez hidhnin trupat e viktimave të tyre gjatë vrasjeve nga vitet 2012 deri në 2018, raporton dailystar, përcjellë albora.ch.

Patricia i joshte viktimat, të cilat zakonisht ishin gra të reja, përpara se t’i bindte të shkonin në shtëpinë e saj për t’u shitur atyre produkte të tilla si veshje ose parfum.

Çifti kanibal u dënua për përdhunimin, prerjen e kokës dhe copëtimin e trupave të deri 20 njerëzve në banjën e tyre përpara se të gatuanin një pjesë të mishit të tyre.

Dyshja, e cila u bë e njohur si “Përbindëshat e Ecatepec”, thuhet se ushqeu qentë me zemrat e viktimave.

Më pas ata grumbullonin eshtrat e viktimave përpara se t’i transportonin me një karrocë fëmijësh në një vend buzë rrugës në Playa Pie de la Cuesta.

Raportet thonë se çifti ishte dënuar më parë për trafikim njerëzor pasi shitën foshnjën e një prej viktimave të tyre./albora.ch/

Marketing