Babe dhe bir, përkatësisht 63 dhe 26 vjeç kanë mbetur të vdekur pasi janë goditur nga një tren mallrash në veri të stacionit  Senigallia (Ankona).

Marketing

Nga ora 21:00 është ndërprerë qarkullimi në linjën Marotta-Senigallia në të dy drejtimet.

Sipas informacioneve fillestare, viktimat janë turistë nga Perugia që ndodheshin në Senigallia për pushime.

Një tren mallrash ka goditur babë e bir që ndodheshin në shina, por ende nuk është e qartë nëse të dy po kalonin shinat apo babai po përpiqej të ndalonte djalin.

Trafiku hekurudhor në të dy drejtimet, në shtrirjen Marotta-Senigallia, është ende i pezulluar./Abcnews.al/

Marketing