Dy nënvariante të reja  kanë filluar të qarkullojnë në Mbretërinë e Bashkuar, të quajtura BQ.1 dhe XBB, të cilët janë pasardhës të Omicronit.

Marketing

Dihet pak për ashpërsinë e BQ.1 dhe XBB, por ekspertët besojnë se të dy janë më të mirë në shmangien e imunitetit sesa Omicroni.

Deri më tani, 717 raste të BQ.1 janë identifikuar në Mbretërinë e Bashkuar, sipas Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërkaq, sipas OBSH-së, BQ.1 është një degë shumë e transmetueshme e nënvariantit Omicron BA.5, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Agjencia e Shëndetit Publik, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ka thënë se përhapja e shpejtë e këtij nënvarianti është nxitur nga aftësia e tij për të anashkaluar imunitetin, krijuar nga shtamet dhe vaksinat e mëparshme.

Ndërkaq, XBB është një kombinim i nënshtresave Omicron BA.2.75 dhe BA.2. Sipas Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar, vetëm 18 raste të XBB janë zbuluar në britani.

Amesh Adalja, një ekspert i shëndetit publik në Qendrën Johns Hopkins për Sigurinë Shëndetësore tha se ky nënvariant mund të paraqes probleme për trajtimet aktuale.

“Është e mundshme nënvarianti më imun-evaziv dhe paraqet probleme për trajtimet aktuale të bazuara në antitrupa monoklonale dhe strategjinë e parandalimi”, është shprehur ai.

Marketing