Berat Gjimshiti është i dëmtuar prej 21 gushtit, kur u dëmtua në përballjen me Milan në Serie A. Mbrojtësi shqiptar u detyrua të dilte nga fusha e lojës i dëmtua

Marketing

Kanë kaluar gjashtë javë që Gjimshiti mbetet jashtë fushave, por ylli shqiptar do të duhet të pres edhe pak për tu rikthyer.

Ka qenë trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini që ka folur për dëmtimin e shqiptarit duke caktuar edhe datën e rikthimit.

Gasperini ka thënë se Gjimshiti tanimë ka nisur stërvitjen i diferencuar, por duhet pritur edhe 15 ose 20 ditë për të ditur se kur do t’i bashkohet skuadrës.

“Gjimshiti ka nisur sërish stërvitjen, sigurisht që i diferencuar. Megjithatë do ta dimë pas 15 ose 20 ditësh se kur do të mund të bashkohet me skuadrën”, tha Gasperini.

Qendërmbrojtësi shqiptar konsiderohet si një nga më të mirët te Atalanta dhe në Serie A për pozitën e tij.

Marketing