Stacioni Policor në Gjilan është informuar nga një bankë se në një bankomat janë deponuar para të falsifikuara në vlerë prej 100 €.

Marketing

Po ashtu  Stacionin Policor Gjilan gjatë një periudhe të shkurtër kohore ka regjistruar edhe tri rast të tjera të falsifikimit të prasë.

Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan pas një pune të organizuar mirë operacioanle ka arritur që të siguroj prova të mjaftueshme se katër të “dyshuar Kosovar Shqiptar A.M. (2004), E.D. (2004), L.M. (2004) dhe R.D. (2002) në bashkëveprim kanë vënë në qarkullim në qytetin e Gjilanit bankënota të falsifikuara të vlerës 100 €”.

“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarve të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,,Falsifikim i parasë’’ dhe katër të dyshuarit e lartëcekur të ndalen në mbajtje për 48 orë”, njofton policia.

Marketing