Berlin – Pronarja e një ferme dhe trajnerja e kuajve Stephanie Kirchner në Gjermani, ka vendosur të kursejë para.

Marketing

Në fakt, ajo nuk do të shkojë më në punë me fuoristradë, por me ndihmën e një karroce me kuaj, pas rritjes së çmimit të karburanteve për shkak të luftës në Ukrainë.

Stephanie Kirchner (33) ka llogaritur se në atë mënyrë mund të kursejë rreth 250 euro në muaj, duke marrë parasysh sasinë e karburantit që harxhon automjeti i saj, por në vend të 10-15 minutave në të ardhmen do të udhëtojë një orë në një drejtim.

Karrocat janë joshëse në mesin e fëmijëve, por disa shoferë bëhen nervozë sepse janë me nxitim dhe një karrocë me kuaj i ngadalëson ata në rrugë, thotë Stephanie Kirchner, transmeton B92.

Ajo pranon se përgjigja e saj ndaj rritjes së çmimit të karburantit nuk është e përshtatshme për të gjithë.

“Nuk mund të vë një kalë në një garazh parkimi. Mendoj se shumë më shumë kalorës do të shkonin në punë nëse rrethanat do t’u përshtateshin kuajve,” tha Stephanie Kirchner.

Foto / Pixabay / Ilustrim

Marketing