Kemi degjuar histori të bukura më njerëz që flasin e njohin bukur gjuhën shqipe por historia e Ana Knushi e cila është nga Kazikistani është tejet domëthenëse. Ajo është një grua me origjinë gjermane, që ka lindur në Kazakistan por që më vonë jeta e saj mori drejtim tjetër dhe tashmë ajo është nuse Kosove.

Marketing

Ana po ashtu ka treguar se nuk ka dëgjuar asnjëherë për shqiptarët, por që më pas u bë edhe vet gjysmë shqiptare.

Ajo ishte e ftuara e radhës në emisionin Fol Shqip Show dhe prezentimi i saj në gjuhën shqipe ishte i mahnitshëm. Më të folurën e qetë dhe kuptimplotë Ana na rrefej historinë e jetës se saj, si deshi të kthehej në Gjermani dhe deri të martesa e saj me Blerimin një shqiptar nga Gjakova.

This image has an empty alt attribute; its file name is djdjdjdjd.jpg

Ishte koha kur Ana filloj të mendoj të kthehej në Gjermani tek familja pasi ndihej e vetme, por atë kohë filloi historia e bukur e dashurisë se vajzës nga Gjermania më djalin nga Kosova e që sot ata gëzojnë jetë bukur dhe kanë tre fëmijë.

“Për herë të parë në Kosovë kam qenë në verën e vitit 2005 kur edhe u martuam atë kohë më një dasmë të madhe dhe dasmë me dy nuse sepse u martuam në të njejtën ditë më vellaun e Blerimit. Gjithëçka ka qenë shumë e bukur dhe jam munduar të përshtatëm më traditat, kulturën e Kosovës.

Tani me Blerimin kemi tre quna dhe jemi shumë të lumtur. Fëmijë tanë flasin dy gjuhët shqipe dhe gjermane kurse gjuhen ruse asnjehrë nuk e flas sepse nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurr gjuha ime” ka treguar Ana në emisionin “Fol Shqip Show”.

Ana Knushi aktualisht benë jetë në Zvicër dhe merret më dekore të ndryshme dhe ketë punë e benë më shumë dashuri.

“Koha kur motra deshi të martohej nuk mundem të benim zgjidhje për dekor dhe atë koha fillova unë të merrem seriozisht me dekore dhe sot jam shumë e lumtur për punën që bejë.

Ana Knushi

Ajo ka treguar historinë e dhimbshme se si familja e saj ishte larguar nga Gjermani gjatë luftës së dytë botërore.

“Familja ime, prindërit kanë lindur në Gjermani, gjatë luftës së dytë botërore pa dëshirën e tyre kanë shkuar në Kazakistan. I ka marrë Rusia me veti, ka pasur shumë gjerman atje. Pas 91-tës kur është prishur Bashkimi Sovjetik, kur është prishur Rusia e madhe kemi guxuar që të kthehemi në Gjermani.

Jena shku si refugjatë, më një valixhe, me një çantë, të gjitha i kemi lënë atje dhe e kemi nisur jetën e re në Gjermani”, ka shpjeguar Kanushi.  

Ana Knushi

Ndiqeni videon e plotë të emisionit!

Albora.ch

Marketing