Gjermania, duke ndjekur shembullin e Holandës, po prezanton kamerat e reja të trafikut

Marketing

Përveç shpejtësisë, një problem në rritje në trafik është edhe përdorimi i celularëve dhe tabletëve gjatë drejtimit të automjetit. Në përpjekje për të frenuar këtë zakon të rrezikshëm të shoferëve, Gjermania, duke ndjekur shembullin e Holandës, po prezanton kamerat e reja të trafikut. Holanda kohët e fundit instaloi një sistem kamerash Monocam që synon të gjurmojë dhe ndëshkojë shoferët që përdorin telefona celularë dhe tableta. Suksesi i tyre motivoi gjermanët që vendosën kamerat e para në Trier dhe Mainz, shkruan Revista HAK.

Në Mainz kanë ndezur kamerën të enjten për disa orë për t’u njohur me veçoritë e saj. Në vetëm një orë, ajo filmoi rreth njëzet shoferë makinash dhe kamionësh duke përdorur telefona celularë. Në Gjermani është i ndaluar përdorimi i celularëve, ndërsa gjoba është 100 euro dhe një pikë negative. Projekti pilot do të zgjasë në Gjermani për gjashtë muaj dhe më pas pritet zgjerimi dhe futja e kamerave shtesë.

Foto: Pixabay / Ilustrim

Marketing