Gjermania dhe Franca janë kundër vendosjes së një ndalimi për lëshimin e vizave për shtetasit rusë për të hyrë në BE.

Marketing

Këto dy shtete kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët në të cilën paralajmërojnë se një masë e tillë, për të cilën janë në favor të disa anëtarëve të BE-së, do të ishte joproduktive.

Krerët e diplomacisë së BE-së do të diskutojnë sot në Pragë për temën se çfarë hapash të mëtejshëm duhet të ndërmerren për sanksionimin e Rusisë për agresion ndaj Ukrainës, dhe një prej tyre është vendosja e ndalimit të dhënies së vizave për qytetarët rusë.

“Edhe pse i kuptojmë shqetësimet e disa anëtarëve, nuk duhet të nënvlerësojmë fuqinë e transformimit të përvojës së jetës në një sistem demokratik, veçanërisht për brezat e ardhshëm”, thuhet në dokumentin gjermano-francez.

Këto dy vende theksojnë se politika e vizave duhet të mundësojë kontakte të qytetarëve të BE-së me rusët që nuk janë të lidhur me qeverinë ruse.

Marketing