Koalicioni qeveritar midis SPD, FDP dhe të Gjelbërve në Gjermani ka paralajmëruar një ofensivë dëbimesh ndaj emigrantëve të huaj.

Qeveria federale do të emërojë një përfaqësues të posaçëm për të hartuar këto marrëveshje.

Marketing

Vitin e kaluar Gjermania ka regjistruar dukshëm më pak dëbime të emigrantëve të huaj në krahasim me vitet para pandemisë së COVID.

Sipas ministrisë Federale të Brendshme në vitin 2021 janë dëbuar nga Gjermania 11 982 qytetarë të huaj.

Shumica e dëbimeve vitin e kaluar janë kryer me avion kryesisht në Gjeorgji dhe Shqipëri. 1116 qytetarë të huaj të detyruar të largohen nga Gjermania u transportuan me avion në Gjeorgji dhe 908 persona u dërguan në Shqipëri, transmeton albora.ch.

Pas Shqipërisë, vendi me më shumë raste të emigrantëve të huaj që janë deportuar renditet Siria./albora.ch/

Marketing