Takimet e fundit të Aleksandër Vuçiqit me përfaqësuesit e diplomacisë gjermane kanë kaluar në atmosferë mjaft të tensionuar dhe, siç merr vesh e përditshmja serbe “Nova”, bashkëbiseduesit nga Berlini kanë insistuar në shpjegimin se pse Serbia ende refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Marketing

Më 5 maj, presidenti i Serbisë u takua me shefen e diplomacisë gjermane, Annalen Baerbock, me të cilën bisedoi për pozicionin dhe qëndrimin ndërkombëtar të Serbisë ndaj sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Sipas gazetës eogrdase, takimi ka ndodhur në një hotel në Berlin, ku ka qenë Vuçiqi dhe disa herë ka qenë shumë i pakëndshëm, duke pasur parasysh se gjoja Baerbock ka insistuar që Serbia të bëjë një zgjedhje të qartë.

“Takimi nuk është mbajtur në ministrinë e jashtme të Gjermanisë, por kjo nuk është e pazakontë. Baerbock ishte mjaft e ashpër dhe në një moment Vuçiqit iu kërkua të thoshte se cila është arsyeja që Serbia nuk vendos sanksione ndaj Rusisë”, thotë një burim nga qarqet diplomatike dhe shton se Vuçiqi ka shpjeguar se vendi që ai përfaqëson është në një pozicion specifik.

“Ai iu referua rrethanave historike dhe përvojës së Serbisë me sanksionet. Si arsye kryesore, ai përmendi varësinë energjetike nga Rusia dhe faktin se industria serbe e naftës mbahet kryesisht nga rusët. Është e vërtetë që në fund ai nuk premtoi të bënte asgjë për këtë. Megjithatë, sipas të njëjtit burim, gjermanët i kanë bërë të ditur palës serbe se janë lodhur duke dëgjuar shpjegime dhe mesazhe deklarative se Serbia është në rrugën evropiane.

Pyetjen që i është bërë Vuçiqit gjatë bisedës me Baerbock, pesë ditë më vonë, më 10 maj, në një takim në Beograd, e ka përsëritur edhe i dërguari special gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Zaracin. Vuçiqit dyshohet se i është thënë se Berlini zyrtar nuk sheh asnjë justifikim për mospërputhjen e Serbisë me politikën e jashtme të BE-së.

Burimi i “Nova”-s ka përkujtuar edhe deklaratën e ministrit të punëve të jashtme të Serbisë, Nikolla Selakoviq, i cili pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare ka thënë se dy vendet po e ndihmojnë Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, por pa shpjeguar se cilat dy shtete ishin.

“Njëra prej tyre është Gjermania. Mbështetja për Kosovën në Këshillin e Evropës është një përgjigje ndaj mosbashkëpunimit të Serbisë. Gjermania nuk mund të tolerojë që një vend kandidat për anëtarësim në BE të refuzojë të jetë me atë komunitet në rrethana të tilla,” tha një burimi./albora.ch

Foto: Screenshot

Marketing