Në Gjenevë do të jetë më e vështirë për të marrë strehim social në të ardhmen.

Me 50,69 për qind të votave, populli i Gjenevës votoi pro ndryshimit të ligjit aktual për strehimin dhe mbrojtjen e qiramarrësve.

Për të marrë një apartament të subvencionuar, tani duhet të keni jetuar në kanton për katër vjet në vend të vetëm dy, transmeton albora.ch.

Synimi i nismës “Strehimi me Prioritet për Banorët” ishte t’u jepej përparësi banorëve të Gjenevës për shkak të mungesës akute të banesave. Pjesëmarrja në votime ishte 40.69 për qind./albora.ch/

Marketing
Marketing