Zyrtari më i lartë ushtarak amerikan paralajmëron se lufta në Ukrainë me gjasë do të zgjasë me vite dhe se bota është bërë shumë më e paqëndrueshme dhe mundësia e një konflikti ndërkombëtar midis fuqive të mëdha është në rritje.

Marketing

Shefi i Shtabit të forcave të oërbashkëta Mark Milley tha në Kongres se pushtimi rus i Ukrainës është “kërcënimi më i madh për paqen dhe stabilitetin në Evropë, dhe ndoshta në botë, në 42 vitet sa ai ka qenë në uniformë”.

“Shtetet e Bashkuara janë në një pikë kritike historike dhe gjeopolitike. Ne duhet të kemi një strategji të qartë dhe ta ruajmë paqen,” tha Milley.

Përfaqësuesit në Kongres e pyetën Milleyin se çfarë mund ta kishte penguar Vladimir Putinin të fillonte pushtimin, për çka ai u përgjigj se mund të kishte qenë prania e ushtarëve amerikanë në Ukrainë, të cilën ai nuk e këshilloi sepse do të rriste rrezikun e konfliktit të armatosur me Rusinë.

“Sinqerisht, pavarësisht nga fakti që ushtria amerikane nuk shkoi në Ukrainë, nuk jam i sigurt se diçka mund ta ndalonte Putinin. Ky ishte qëllimi i tij afatgjatë kur ai shikohet vite pas.”

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin shtoi se kërkesat e Rusisë – për të ndaluar anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe për të kufizuar përparimin e aleancës në lindje – janë të papranueshme.

Austin dhe Milley konfirmuan se ushtria amerikane nuk ka trajnuar forcat ukrainase brenda Ukrainës, as në Poloni, por në vende të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Sekretari i Mbrojtjes shtoi se ukrainasit përdorin ndër të tjera raketa Stinger dhe Javelin nga armët amerikane.

Shtetet e Bashkuara po kërkojnë një mënyrë për të kryer trajnime shtesë të ushtarëve në vendet joanëtare të NATO-s, si Gjeorgjia dhe Finlanda, shtoi Austin.

Gjenerali Milley vuri në dukje se vende si Polonia dhe Rumania janë shumë të gatshme të krijojnë baza të përhershme ushtarake amerikane.

Marketing