Gjeneral brigade, Sefer Isufi, është emëruar këshilltar ushtarak i Presidentes, Vjosa Osmani.

Marketing

Presidenca e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se një kërkesë të tillë e ka bërë vetë presidentja.

“Gjeneral brigade Sefer Isufi emërohet këshilltar ushtarak i Presidentes me kërkesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, njëherësh Komandantes Supreme të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Vjosa Osmani. FSK ka dërguar gjeneral brigade Sefer Isufi, anëtar i personelit ushtarak të shërbejë si këshilltar ushtarak i Presidentes. Gjeneral brigade Sefer Isufi ka përvojë të gjatë ushtarake dhe është i diplomuar në fushën e sigurisë në Kolegjin e Luftërave Tokësore, pastaj në Universitetin e Mbrojtjes së Turqisë, respektivisht Institutin për Komandim dhe Drejtim Strategjik të Forcave të Armatosura në Stamboll”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Njëherit, Osmani duke i uruar mirëseardhje Gjeneral Isufit, ka shtuar se përvoja e tij profesionale, do të kontribuojë edhe më shumë në zhvillimin dhe zbatimin e politikave shtetërore në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Marketing