Një diamant i rrallë rozë, me peshë 34 gram, mendohet të jetë më i madhi i zbuluar në 300 vitet e fundit.

Marketing

Guri 170 karatësh ka marrë emrin “Trëndafili Lulo”, sipas minierës në Angola ku u gjet.

Besohet të jetë diamanti më i madh rozë i nxjerrë që nga Daria-i-Noor 185 karatësh, i cili tani është një ndër bizhuteritë e kurorës iraniane.

Trëndafili Lulo është një diamant i tipit 2a, që do të thotë se ka pak ose aspak papastërti.

Është diamanti i pestë më i madh i gjetur nga miniera Lulo – një sipërmarrje e përbashkët midis kompanisë australiane Lucapa Diamond dhe qeverisë së Angolës.

Diamante të ngjashme janë blerë për dhjetëra milionë dollarë në të kaluarën. Një diamant i njohur si “Ylli Pink” u shit në një ankand në Hong Kong për 71.2 milionë dollarë.

Diamanti më i madh rozë i njohur është Daria-i-Noor, i zbuluar në Indi.

Marketing