Studimi shkencor i evolucionit njerëzor, na ka siguruar historikisht një rregull ngushëllues ndaj gjërave. Ai i ka përshkruar njerëzit si më të zgjuar, më intelektualë dhe më të kujdesshëm se paraardhësit tanë. Por zbulimet gjatë 5 viteve të fundit, e kanë përmbysur këtë pikëpamje të çekuilibruar.

Marketing

1.Ka më shumë lloje njerëzore nga sa e kemi imagjinuar më herët

Specie të tilla si Homo Longi janë identifikuar vetëm në vitin 2018. Deri tani njihen 21 lloje qeniesh njerëzore. Vitet e fundit kemi kuptuar se paraardhësit tanë Homo Sapiens, mund të kenë takuar deri në 8 nga këto lloje të ndryshme njerëzish, nga specie të forta shtatlarta, përfshirë Neandertalët dhe të afërmit e tyre të afërt Denisovanët, deri tek shkurtabiqët (më pak se 1.65 metra të gjatë) dhe me tru të vogël si Homo Naledi.

2.Njerëzit hibridë janë pjesë e historisë sonë

Llojet humanoide hibride, që dikur shiheshin nga ekspertët si pjellë e fanta–shkencës, mund të kenë luajtur një rol kyç në evolucionin tonë. Dëshmia e rëndësisë së tyre vjen nga gjenetika. Gjurma nuk është vetëm në ADN-në e specieve tona (që përfshin gjene të rëndësishme të trashëguara nga Neandertalët), por edhe tek skeletet e qenieve hibride. Një shembull është “Deni“ një vajzë me një nënë Neandertal dhe baba Denisovan. Eshtrat e saj u gjetën në një shpellë në Siberi.

3.Ne patëm fat

E kaluara jonë evolucionare është më e rrëmujshme nga sa e mendonin deri dje shkencëtarët. A jeni shqetësuar ndonjëherë për dhimbjen e shpinës? Apo e shihni me xhelozi pas qenin tuaj teksa përshkoi një distancë më të madhe sesa ju? Kjo duhet të ishte e mjaftueshme për t’ju treguar se jemi larg përshtatjes së përsosur me botën.

Ne e dimë prej disa kohësh se evolucioni i bashkon zgjidhjet në përgjigje të një ekosistemi që tashmë mund të ketë ndryshuar. Por shumë nga ndryshimet në linjën tonë evolucionare njerëzore mund të jenë rezultat i rastësisë.

Për shembull, aty ku popullatat e izoluara kanë një karakteristikë, siç është një aspekt i pamjes së tyre, që nuk bën shumë diferencë në mbijetesën e tyre, kjo formë vazhdon të ndryshojë tek pasardhësit. Tiparet e fytyrave të Neandertalëve (si vetullat e tyre të theksuara) ose të trupit (përfshirë kafazet e mëdha të brinjëve), mund të kenë ardhur thjesht nga zhvendosja gjenetike.

4.Fati ynë është i ndërthurur me natyrën

Neve mund të na pëlqejë ta imagjinojmë veten si padronë të mjedisit. Por është gjithnjë e më e qartë se janë ndryshimet ekologjike, ato që na kanë formësuar si qënie. Origjina e specieve tona përkoi me ndryshime të mëdha të klimës, pasi ne spikatëm në krahasim me shumë nga speciet e tjera në ato epoka.

Të gjitha llojet e tjera të njeriut, duket se janë zhdukur si rezultat i ndryshimeve klimatike

Tre speciet kryesore njerëzore Homo Erectus, Homo Heidelbergensis dhe Homo Neanderthalensis u zhdukën pas ndryshime të mëdha të klimës siç është Ngjarja Adams, një prishje e përkohshme e fushës magnetike të Tokës 42.000 vjet më parë, e cila përkoi me zhdukjen e Neandertalëve.

5.Mirësia është një avantazh evolucionar

Studimet kanë zbuluar arsye të reja për të pasur më shumë shpresë për shoqëritë e ardhshme njerëzore. Shkencëtarët besonin deri dje se ishin pjesët e dhunshme të natyrës njerëzore, ato që na kanë dhënë avantazh në shkallaren e evolucionit. Por vitet e fundit kemi gjeturprova edhe për anën e kujdesshme të natyrës njerëzore dhe kontributin e saj në suksesin tonë.

Skeletet e lashtë tregojnë shenja të jashtëzakonshme të mbijetesës nga sëmundjet dhe lëndimet, të cilat do të ishin të vështira nëse mos të pamundura pa ndihmën e ndërsjelltë.Gjurma e dhembshurisë njerëzore daton të paktën 1 milion e gjysmë vjet më parë.

Shkencëtarët kanë zbuluar njohuritë mjekësore të paktën që nga koha e Neandertalëve.Altruizmi bart me vete shumë përfitime të rëndësishme të mbijetesës. Ai u dha mundësi anëtarëve më të moshuar të komunitetit që të transmetonin njohuri të rëndësishme. Dhe kujdesi mjekësor i mbajti gjallë gjuetarët e aftë.

6.Ne jemi një specie e ndjeshme

Evolucioni na bëri më të ekspozuar emocionalisht, sesa duam që ta imagjinojmë. Ashtu si qentë shtëpiakë, me të cilët ndajmë shumë përshtatje gjenetike, si toleranca më e madhe për të huajt dhe ndjeshmëria ndaj shenjave sociale, hipersocialiteti njerëzor ka ardhur me një kosto:dobësia jonë emocionale.

Ne jemi më të ndjeshëm ndaj mënyrës sesi ndihen njerëzit përreth nesh, dhe jemi më të prekshëm ndaj ndikimeve sociale, më të prirur ndaj çrregullimeve emocionale, ndaj vetmisë dhe depresionit sesa paraardhësit tanë. Ndjenjat tona komplekse mund të mos jenë gjithmonë të këndshme, por ato janë pjesë e transformimeve kryesore që krijuan komunitete të mëdha dhe të ndërlidhura. Kjo pasi emocionet tona janë thelbësore për bashkëpunimet njerëzore.

Marketing