Gazetarja shqiptare Migena Bushati, e cila është e martuar në Norvegji, thotë se në këtë shtet jetesa është shumë e shtrenjtë.

Marketing

E ftuar në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora, Bushati tha se rrogat janë të larta, por edhe çmimet janë tepër të larta.

Madje kur i kishte treguar familjes së saj në Shqipëri se për të larë makinën kishte paguar 250 euro ata ishin habitur.

“Norvegjia i ka rrogat e larta, por çmimet janë shumë, shumë të larta, jashtë mase të larta. Makaronat, orizi janë shumë të shtrenjta, s’e besoja dot në fillim. Për të larë makinë është 250 euro. Jetesa është shumë e shtrenjtë”, tha ajo./albora.ch/

Marketing