Mesfushori i Levantes, shqiptari Enis Bardhi u dënua me burgim prej katër muajsh dhe një gjobë prej 1920 eurosh, pasi që voziti veturën me patentë-shofer të falsifikuar. Por, gjykatësi e ka suspenduar ekzekutimin e dënimit me burg, me kusht që brenda një periudhe dyvjeçare Bardhi të mos bëjë asnjë shkelje tjetër të ligjit. Kështu, dënimi i Bardhit është me kusht.

Marketing

Ai më 5 prill të vitit të kaluar ishte ndalur nga policia në afërsi të stadiumit “Cuitat de Valencia” dhe ishte kapur duke vozitur pa e marrë patentën e shoferit në Spanjë. Në fakt, ai kishte në posedim një patentë-shoferi të falsifikuar nga Maqedonia e Veriut me një emër tjetër.

Enis Bardhi gjatë seancës në gjykatë, e kishte kuptuar akuzën ndaj tij dhe kishte pranuar se nuk ka pasur patentë-shoferi të Spanjës. Mesfushori është i lirë të luajë me skuadrën e Levantes për të cilin këtë edicion ka regjistruar 16 paraqitje në La Liga. /albora.ch/

Marketing