Kadetët tanë të Akademisë Ushtarake Amerikane West Point, ishin pjesë e garës së Akademive Ndërkombëtare në SHBA.

Marketing

Kështu ka njoftuar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili ka shkruar në Facebook se gara e akademive ndërkombëtare është garë vjetore dhe marrin pjesë akademi të ndryshme ushtarake nga e gjithë bota.

“Pjesë e kësaj gare këtë vit ishin edhe kadetët nga Kosova, Vesa Ibrahimi dhe Andrin Vuthaj që janë pjesë e akademisë ushtarake West Point në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në ketë garë ekipet e akademive testohen në shkathtësi të ndryshme ushtarake si: qëndrueshmëria fizike, navigim, gjuajtje me armë të gjata dhe pistoletë, marshim, si dhe shkathtësi tjera ushtarake. Vazhdojmë me suksese të reja”, ka shkruar ai.

Marketing