Forcat e Armatosura greke kanë shtuar mbrojtën e ishujve të Egjeut, me sisteme anti-UAV dhe avionë modern pa pilot, pasi i frikësohen dronëve të teknologjisë se fundit Bayraktar që Turqia ka vënë në funksion në kufijtë me ishujt grekë.

Marketing

Marrëdhëniet midis dy vendeve janë tensionuar që kur kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis u kërkoi SHBA-ve të mos i shesin avionë luftarakë Turqisë, raportojnë mediet greke.

Që prej asaj kërkese të dy vendete kanë hedhur akuza ndaj njëri tjetrit për shkelje territoriale.

Mediet helene raportojnë se Pentagoni grek është në kërkim të një sistemi kundër avionëve dhe dronëve UAV turk.

Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm duan të forcojnë Forcat e Armatosura me një sistem që do të jetë në gjendje të zbulojë në kohën e duhur UAV-të (ndoshta me radar të avancuar) dhe më pas të jetë në gjendje t’i “verbojë” ato dhe madje të ndërhyjë në softuerin e tyre që të kthehen mbrapsht.

Qëllimi i sistemeve mbrojtëse të Greqisë është që të devijojnë dronët turk para se të hyjnë në hapësirën ajrore helene.

Marketing