Fotografi të pazakonta të marra nga hapësira tregojnë pjesë të gadishullit Korean dhe zonave përreth. Këto fotografi u publikuan nga Koreja e Veriut, duke thënë se janë marrë nga lëshimi i raketës më të fuqishme në pesë vitet e fundit.

Marketing

Pheniani e konfirmoi se kishte testuar një raketë balistike me rreze të ndërmjetme Hwasong-12 (IRBM, të hënën.

BBC shkruan se me fuqinë e saj të plotë, ajo mund të udhëtojë mijëra milje larg, duke i marrë në pamje edhe disa zona nga territori i SHBA-së.

Testimi i fundit e ka ngritur sërish në alarm komunitetin ndërkombëtar. Pheniani ka kryer numër rekord prej shtatë lëshime raketash vetëm gjatë muajit të kaluar. /albora.ch/

Marketing